Më shumë se 400 mijë firma, në Angli fillon peticioni

Futboll

Më shumë se 400 mijë firma, në Angli fillon peticioni

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 15:08
Haaland

Më shumë se 400 mijë firma, në Angli fillon peticioni për përjashtimin e Halandit sepse është një robot!

Erling Haland padyshim që është lojtari i momentit jo vetëm në Premier Ligë, por në të gjithë Europën. Sulmuesi norvegjez, me dy realizimet e fundit ndaj Kopenhagenit, ka shkuar në 19 gola këtë sezon, në vetëm 11 ndeshje.

Duket se në Angli nuk i besojnë syve për këtë shifra të shënuara nga norvegjezi, kështu kanë nisur menjëherë një peticion, për ta përjashtuar atë nga Premier Liga për shkak se është një robot.

Edhe pse mund të duket si një shaka, deri më tani, ky peticion është firmosur nga më shumë se 400 mijë persona.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat