Iwobi shtang “Djajtë e Kuq”, Antony kthen shpejt baraspeshën

Futboll

Iwobi shtang “Djajtë e Kuq”, Antony kthen shpejt baraspeshën

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 20:34
Antony kthen shpejt baraspeshën

Erik Tan Hag as që ka ndërmend t’i japë një fanellë titullari Cristiano Ronaldos, të paktën jo për momentin.

Trajneri holandez, në formacionin tashmë të zyrtarizuar për ndeshen me Evertonin në “Goodison Park”, nuk e ka përfshirë portugezin. Si sulmues i parë është Anthony Martial, i mbështetur nga krahët nga Rashford dhe Antony e nga pas nga Bruno Fernandes.

Para mbrojtjes, në krah të Eriksenit është vendosur Casemiro. Sa i përket mbrojtjes, përveç Maguire (është edhe i dëmtuar), nuk luan as Varane, duke i besuar dyshesh Lindelof-Martinez, me Dalot dhe Shaë nga krahët.

Everton – Manchester United 1-1 (Iwobi 5’/ Antony 15′).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat