“Ylli i Javës” i takon futbollistit të Ballkanit

Futboll

“Ylli i Javës” i takon futbollistit të Ballkanit

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 11:34
Ermal Krasniqi

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”, ku kësaj radhe atë e fiton futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi.

Kjo është java e dytë radhazi që ky çmim shkon te kampioni i Kosovës, ku për xhiron e kaluar, respektivisht të 11-ën, atë e fitoi Armend Thaqi.

Ermal Krasniqi u vlerësua për paraqitjen e mirë dhe kontributin e tij në fitoren e Ballanit përballë Trepçës ‘89.

Ai përveç golit u tregua vazhdimisht i rrezikshëm para portës së mitrovicasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat