Kur luhet Shkupi - Shkëndija?

Futboll

Kur luhet Shkupi - Shkëndija?

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 23:35
Ilustrim

Shkëndija e Tetovës do të përballet me Shkupin në fazën çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

"Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut u hodh shorti për formimin e dysheve rivale për fazën e çerekfinales së Kupës.

Goglat e shortit vendosën që Shkëndija për rival të ketë FC Shkupin.

Ashtu si vitin e shkuar edhe këtë edicion gara e Kupës vazhdon me sistemin e ndeshjeve teke (luhet vetëm një ndeshje) dhe po përmes shortit vendoset ekipi që do të luajë si vendas, në këtë rast Shkupi.

Takimi Shkupi-Shkëndija do të luhet më 9 nëntor në Çair me fillim në orën 13:00", njofton FC Shkëndija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat