Arrestohen tre “Shvercerë” që sulmuan futbollistët e Shkëndijës!
Tre tifozë të grupit të tifozëve “Shvercerat” janë ndaluar në stacionin policor, njofton portali “SDK”, duke u thirrë në informacione nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas një sherri në ndeshjen e futbollit Shkupi-Shkëndija në Kupë.
Një pjesë e tifozëve të “Shvercerave” sulmuan futbollistët e kF Shkëndija në fushën e Çairit, pas së cilës ndeshja u ndërpre.
Menjëherë ka reaguar FFM-ja, gjegjësisht Komisioni i Garave, fusha e Çairit është pezulluar dhe Komisioni Disiplinor do të vendos se sa ndeshje do të luajë Shkupi jashtë Shkupit, së paku 100 km.