Mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Pavard ka folur për të ardhmen e tij te Bayern Munichu, ku nuk e ka përjashtuar mundësinë që të largohet nga kampioni gjerman.
Pavard ka kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2024, ndërsa e ardhmja e tij në “Allianz Arena” mbetet e paqartë.
“Nuk ka pasur bisedime konkrete për një kontratë. Kam respekt të madh ndaj Bayernit, por nuk jam kundër që të kërkojë një projekt të ri”, tha Pavard për “L’Equipe”.
“Ndoshta tani është koha. Pse mos ta gjejë një shtet të ri? Projekti sportiv duhet të jetë interesant”, shtoi më tej mbrojtësi francez.
Që prej transferimit nga Stuttgarti te Bayern Munichu, Benjamin Pavard ka arritur të bëjë 139 paraqitje në të gjitha garat për kampionin gjerman, duke regjistruar nëntë gola dhe 11 asistime mbi emrin e tij.