Për të dytën herë radhazi, Xhaka shpallet lojtari i muajit te Arsenali

Futboll

Për të dytën herë radhazi, Xhaka shpallet lojtari i muajit te Arsenali

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 21:07
Granit Xhaka

Për muajin e dytë me radhë, Granit Xhaka është votuar nga tifozët “Topçinj” si lojtari më i mirë i muajit tetor.

Mesfushori me prejardhje shqiptare e shijoi një seri tjetër të paraqitjeve mbresëlënëse, të cilat u njohën nga “Topçinjtë” në mbarë botën pasi ai mori 42% të votave për të vazhduar suksesin e tij të shtatorit.

Thomas Partey u rendit i dyti në bazë të votave me 35%, kurse Bukayo Saka u pozicionua i treti në renditje me 13%.

Xhaka luajti me Arsenalin në nëntë ndeshje të muajit tetor duke regjistruar tre gola, duke përfshirë këtu golin e fitores në derbin kundër Tottenhamit si dhe golat në dy ndeshje radhazi kundër PSV dhe Southamptonit.

“Për mua, është gjithmonë speciale për të fituar diçka të tillë. Por, nëse jam i sinqertë unë nuk pres për këtë moment sepse në fund ne po fitojmë së bashku dhe po humbasim së bashku. Por ta fitosh të bën të lumtur sepse nënkupton se njerëzit mund ta shohin punën që po e bënë”, tha Xhaka.

“Është ende më speciale sepse të gjithë e dinë se çfarë kishte ndodhur para tre vitesh, kështu që ju mund të shihni paraqitjet nga ne kur të marrim mbështetjen”, shtoi më tej Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat