​Pele vazhdon të qëndrojë në spital, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Futboll

​Pele vazhdon të qëndrojë në spital, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 10:51
​Pele

Njëri nga legjendat më të mëdha të futbollit botëror, Pele të mërkurën është shtrirë sërish në spital pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Ai po vazhdon të trajtohet me kimioterapi për kancerin e zorrës së trashë, sëmundje me të cilin u diagnostifikua në shtatorin e vitit të kaluar.

Vajza e tij dje përmes një postimi në “Instagram” njoftoi se nuk ka asgjë serioze dhe se ai është shtrirë në spital për kontrollet e rëndomta, por sot, spitali “Albert Einstein” ku është shtrirë Pele ka dalë me njoftim se ai do të mbetet aty edhe më tutje për shkak se duhet të bëhet rivlerësimi i ndikimit të terapisë në trupin e tij.

Sipas ekipit mjekësor, megjithatë, nuk kishte nevojë për shtrimin e tij në një njësi të kujdesit intensiv të mesëm ose të lartë, kështu që “O Rey” është në një dhomë normale.

Tutje, spitali në fjalë ka bërë të ditur se Pele ka kontroll të plotë të funksioneve të tij jetësore dhe është në kushte klinike të qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat