Yakin: Duam të performojmë si ekip dhe ta bëjmë kombin tonë krenar

Futboll

Yakin: Duam të performojmë si ekip dhe ta bëjmë kombin tonë krenar

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 15:01
Yakin

Seleksionuesi i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes me Serbinë. Trajneri helvetik ka thënë se Shaqiri do të jetë gati për ndeshjen e nesërme.

“Shaqiri dhe Okafor janë stërvitur mirë dhe janë gati për të luajtur. Elvedi dhe Sommer kanë pasur një natë të shqetësuar, por do të jenë gati edhe nesër. Nesër do të jetë një lojë krejtësisht tjetër.

Duhet të luajmë edhe më me guxim dhe në sulm, atëherë jam i bindur se do të kemi shanset tona. Ne jemi të përgatitur mirë. dhe synojmë vetëm fitoren.

Çështjet politike tani janë diskutuar mjaftueshëm. Ne zbehim gjithçka tjetër dhe duam të performojmë si ekip dhe ta bëjmë kombin tonë krenar” ka thënë Murat Yakin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat