Grealish ka pranuar se ai mund të “bëjë gjëra të çmendura”

Futboll

Grealish ka pranuar se ai mund të “bëjë gjëra të çmendura”

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:28
Grealish ka pranuar se ai mund të “bëjë gjëra të çmendura”

Jack Grealish ka pranuar se ai mund të “bëjë gjëra të çmendura” dhe ka thënë se ai e kishte parë vetën duke bërë “tifo” për Miguel Almiron pasi ylli i Newcastle zbuloi formën e tij

Playmakeri i Manchester City e kishte sulmuar në mënyrë të pahijshme paraguaianin gjatë festës me alkool për fitimin e Premier Ligës në fund të sezonit 2021/22. Ai tha që shoku i tij tek Blutë, Riyad Mahrez kishte “luajtur si Almiron” gjatë ndeshjes së fundit të Aston Villas, për të parë mandej njeriun kryesor në qendër për të ju kundërpërgjigjur kritikëve të tij pasi që kishte shënuar vetëm 8 gola në 15 paraqitje atë sezon si titullar në City.

Grealish e ka pranuar që ai ishte jashtë vijës dhe ka përshëndetur rivalët e vendit të tij për qëndrim klasi në vigjilje të provokimeve.

“Në të vërtetë nuk me keni pyetur për këtë dhe me lejoni tani të përgjigjëm. Ishte një ditë pasi kishte përfunduar sezoni dhe natyrisht unë kisha pirë paksa.

Menjëherë pas kësaj… për shkak se nuk e kam kuptuar, ne shkuam për të festuar dhe unë pashë vetën time në rrjetet sociale.

Pastaj me kujtohet se isha në Ibiza dhe kisha dalë. Ishte një gjë që u pendova. Kur thashë më herët që unë bëjë budallallëqe, ky ishte një i tillë”, ka thënë sulmuesi i Anglisë që është me skuadrën e tij në Katari 2022.

“Pendohet për këtë. Betohem se tani bëjë tifo për mënyrën se si ai ka reaguar. Ai ka thënë diçka për mua në një intervistë pastaj, me ka dëshiruar gjithë të mira. Mendova, ‘çfarë djaloshi burra’ për shkak se nëse do të isha unë dhe dikush do të thoshte atë gjë për mua, ndoshta do të shkoja në anën tjetër. Tani, bëj tifo për të.

Kam shumë zënka me tifozët e Newcastle dhe janë të drejta. Në fund të ditës, ata e përkrahin lojtarin e tyre për të cilën gjë i kuptoj plotësisht. Ai duket se nuk është një djalë që i mbetet hatri, është djalosh i mirë, kështu që të jem fer, unë bëj tifo për të”.

Përderisa Almiron ka qenë në formë për Newcastle, Grealish – i cili mbetet lojtari më i shtrenjtë anglez pas transferimit në City për 100 milionë funte në verën e vitit 2021 – është duke vuajtur për të lënë gjurmë me skuadrën nga Etihad Stadoum dhe ka shënuar vetëm një gol në 16 paraqitje këtë sezon.

Grealish shpreson që të këtë një rol në skuadrën e Anglisë në Botëror, derisa do të luajë kundër Senegalit të dielën, derisa Almirino po numëron ditët për t’u rikthyer te Newcastle për ndeshjen në Carabao Cup që ata e luajnë kundër Leicester më 21 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat