Deschamps: Nuk jemi mësuar të luajmë me ekipe si Polonia

Futboll

Deschamps: Nuk jemi mësuar të luajmë me ekipe si Polonia

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 16:23
Deschamps

Trajneri i Francës, Didier Deschamps foli së fundmi për fazën e 1/8-ve Kupës së Botës.

Në një prononcim për mediet franceze, strategu francez theksoi se Polonia është një ekip me të cilin nuk janë mësuar të përballen, ndërsa shtoi që ka edhe një nga sulmuesit më të mirë në botë, siç është Robert Lewandowski.

“Polonia nuk është një ekip me të cilin jemi mësuar të takohemi. Ata kanë lojtarë me përvojë, padyshim që veçohet Leëandoëski, një nga sulmuesit më të mirë në botë, por nuk është vetëm ai. Ata kanë një ekip me organizim të mirë, formë të mirë atletike.

Ne do të mësojmë të gjitha detajet rreth tyre, ata nuk janë për t’u nënvlerësuar”, deklaroi trajneri i kampionëve të Botës, për sfidën që i pret në raundin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat