Kursi i ri i FSHF për trajnerin e përgatitjes atletike nis në janar

Futboll

Kursi i ri i FSHF për trajnerin e përgatitjes atletike nis në janar

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 18:07
Kursi i ri i FSHF për trajnerin e përgatitjes atletike nis në janar

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë së shpejti kursin e radhës për trajnerët e përgatitjes atletike, që do të udhëhiqet nga sektori i përgatitjes atletike në Departamentit Teknik.

Ky kurs do të nisë më datën 09 janar 2023 dhe do të jetë i ndarë në katër periudha të ndryshme gjatë vitit e më konkretisht në datat 09-13 janar 2023, 23-27 janar 2023, 06-10 shkurt 2023 dhe 13-17 mars 2023. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë të interesuarit që punojnë në botën e futbollit për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi që do të ofrojë të gjithë eksperiencën më të mirë bashkëkohore dhe lektorë me emër.

Trajneri i përgatitjes fizike po bëhet gjithmonë e më shumë një profesion mjaft i kërkuar dhe është një hallkë shumë e rëndësishme për një skuadër në futbollin e sotëm në një kohë që është bërë e domosdoshme për çdo klub që të ketë një specialist të mirëfilltë.

Sezonin e kaluar kursi u drejtua nga trajnerët e përgatitjes atletike të Ekipeve Kombëtare, Luigi Febbrari, Luca Laurenti dhe Iris Selimi, pati interesim të madh, ndërkohë që niveli i trajnimit ishte mjaft i lartë në aspektin akademik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat