Pele i mohon spekulimet se gjendet pranë vdekjes: Unë jam i fortë

Futboll

Pele i mohon spekulimet se gjendet pranë vdekjes: Unë jam i fortë

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 23:27
Pele

Pele ka dhënë një përditësim për shëndetin e tij, duke pretenduar se ai është i fortë dhe plot shpresa, pas raportimeve se ai ishte nën kujdes paliativ në fund të jetës në spital.

Raportet në Brazil thanë se 82-vjeçari, i cili shkoi në spital javën e kaluar, po merrte medikamente për të lehtësuar dhimbjen në një repart të kujdesit paliativ në fund të jetës.

Po ashtu, spekulohej se Pele nuk po i përgjigjej më kimioterapisë në luftën e tij kundër kancerit të zorrëve.

Por, në një njoftim jashtëzakonisht pozitiv, Pele zbuloi në “Instagram” se trajtimi po shkon mirë dhe falënderoi të gjithë ata që i kishin dërguar mesazhe atij.

Ai tha: “Miqtë e mi, dua t'i mbaj të gjithë të qetë dhe të mendojnë pozitivisht. Unë jam i fortë, me shumë shpresë dhe po ndjek trajtimin tim si zakonisht.

Dua të falënderoj të gjithë ekipin mjekësor dhe infermierët, për gjithë përkujdesin që kam marrë. Unë kam shumë besim te Zoti dhe çdo mesazh dashurie që marr nga ju, që vjen në të gjithë botën, më mban plot energji. Dhe shikoni Brazilin edhe në Kupën e Botës! Faleminderit shumë për gjithçka”, shkruante Pele në “Instagram”.

Ai u shtrua në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo të Brazilit të martën duke vuajtur nga ënjtja e përgjithshme dhe problemet e zemrës.

Një përditësim të enjten tha se fituesi i trefishtë i Kupës së Botës ishte në një gjendje 'stabile' në spital, me vajzën e tij, Kely duke këmbëngulur se nuk kishte asnjë arsye për shqetësim.

Megjithatë, një raport nga “Folha de Sao Paulo” sot, tha se Pele nuk po i përgjigjej më trajtimit me kimioterapi që i është nënshtruar që nga shtatori i kaluar për të trajtuar kancerin e tij në zorrë.

Thuhej se ai tani është në kujdesin paliativ dhe nuk do t'i nënshtrohet testeve ose trajtimit. Kujdesi paliativ është për pacientët me sëmundje ose kushte potencialisht kërcënuese për jetën, dhe kujdes në fund të jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat