KF Bashkimi reagon pas ndodhive në Aerodrom: Jemi sulmuar nga 40 huliganë

Futboll

KF Bashkimi reagon pas ndodhive në Aerodrom: Jemi sulmuar nga 40 huliganë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 18:26
KF Bashkimi reagon pas ndodhive në Aerodrom: Jemi sulmuar nga 40 huliganë

Dje në stadiumin e lagjës Aerodrom në Shkup, në kuadër të xhiros së 15-të u ndeshën  Aerodrom –  KF Bashkimi. Në shkallët e stadiumit kishin udhëtuar edhe shikues e tifozë nga Kumanova për të përkrahur klubin tonë.

"Deri në minutin e 69-të, ndeshja rodhi në frymë sportive dhe pa asnjë vërejtje. Pikërisht, në këtë minutë, nga rruga përmes pjesës administrative të stadiumit në pjesën e tribunëve u futën 40 huligan me maska, bejzboll shkopinjë, thika, zinxhire, gurë e mjete tjera metalike, ku sulmuan në mënyrë shtazarake shikuesit/tifozët shqiptarë dhe të tjerët që ishin në shkallet e stadiumit.

Ekipi nikoqir, nuk kishte arritur të siguroj asnjë kusht për sigurinë e shikuesve (as kujdestar rendi, as polici, as persona të sigurimit fizik) dhe duke shfrytëzuar këto lëshime skandaloze, huliganët e kishin fare të lehtë të depërtojnë dhe të realizojnë sulmin e tyre.

Është vetëm mrekullia e Zotit, që nuk kemi viktima dhe e tëra kaloi me lëndime dhe dëme materiale. Gurët dhe skopinjtë përfunduan edhe në teren, duke rrezikuar edhe jetën e vetë lojtarëve tanë.

Vlen të theksohet, se ky grup s’ka qenë prezent në stadium, por janë organizuar jasht saj, me të vetmin qëllim rrahjen brutale të shqiptarëve në shkallët e stadiumit.

Të lënduarëve u dëshirojmë shërim dhe urojmë që skena të tilla vandale të mos ndodhin në stadiumet apo sallat sportive" - reagon KF Bashkimi nga Kumanova.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat