Pedri: Ndeshja me Marokun? Dimë si të ringrihemi, jam super i motivuar

Futboll

Pedri: Ndeshja me Marokun? Dimë si të ringrihemi, jam super i motivuar

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 22:50
Pedri

Mesfushori i Spanjës, Pedri ka theksuar se ndihet shumë i emocionuar për ndeshjen me Marokun.

Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, lojtari i Barcelonës theksoi se pavarësisht disfatës ndaj Japonisë dinë si të ringrihen.

“Ndihem shumë rehat. Është stili i lojës që më pëlqen. Mezi pres të fillojë ndeshja kundër Marokut. Autokritikë pas Japonisë? Ne e dimë se mund t’ja dalim në çdo kohë.

Ne do t’i ndryshojmë gjërat dhe mendoj se do të jemi gati për të përballuar ndeshjen. Ne jemi duke punuar për këtë dhe ne do të përmirësohemi. Çdo lojtar do të jetë ultra-motivuar.”-tha Pedri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat