Tre klube angleze kërkojnë portugezin te Atletiko Madridi

Futboll

Tre klube angleze kërkojnë portugezin te Atletiko Madridi

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:14
Tre klube angleze kërkojnë portugezin te Atletiko Madridi

Bashkë me zërat gjithnjë e në rritje se anësori portugez Feliks që do të ndërrojë ambient, po shtohet edhe interesimi për lojtarin.

Së fundi janë shfaqur tri ekipe angleze të interesuara për të nënshkruar me të.

Arsenali, Çellsi dhe Man. Junajted po bëhen gati për një luftë titanësh në këtë merkato dimërore.

Të tria këto skuadra janë të joshura nga cilësitë që ofron portugezi, andaj e kanë ndërmend ta lëshojnë dorën për të.

“Los Colchoneros” kërkojnë të paktën 75 milionë për lojtarin, shifër kjo jo shumë vështirë e arritshme nga të tri klubet e sipërpërmendura.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat