Kroacia është sërish në top katërshen e Kupës së Botës! Në fillim të turneut ishin të paktë ata që mendonin kështu dhe në vend të kësaj skuadra e Dalic do të rikthehet sërish në gjysmëfinale pas katër vitesh. Fitorja ndaj Brazilit do të mbetet në historinë e futbollit kroat.
Sepse bardhekuqtë arritën të rikuperojnë një ndeshje që dukej e humbur me një gol në minutën e 117-të dhe më pas fituan me penallti falë saktësisë së gjuajtësve të tyre dhe një tjetër penallti të shpëtuar nga Livakovic, i cili është heroi i ndeshje dhe tani ai mund të konsiderohet edhe portieri më i mirë i Katarit 2022.
Rruga e çuditshme ajo e portierit të lindur në 1995-ën që ishte pjesë e skuadrës që arriti në finalen e 2018-ës, nuk luajti kurrë sepse në portë ishte Subasic që u largua pas Rusisë 2018. Vazhdimi i karrieres se portierit kroat ishte i komplikuar. Livakovic bëri një vit durim para se të merrte porten e Kroacise dhe pasi ishte kritikuar jo pak…
Në këte Botëror ai konfirmoi veten. Kroacia ka një mbrojtje të nivelit të lartë. Ai pranoi vetëm një gol në fazën e grupeve (dy 0-0 dhe 4-1 kundër Kanadasë), pastaj barazimin 1-1 në minutën e 120-të me Japoninë. Shkon gjithcka me penallti dhe Livakovic bëhet hero duke shpëtuar tre. Përmirësimi është i madh. Me sa duket ai ndjen besim dhe kundër Brazilit luan ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij.
Ate që nuk do ta harrojë kurrë. Livakovic shpëton një tjetër penallti, këtë herë ndaj Rodrygo, më pas peson dy gola dhe shikon vetëm goditjen e Marquinhos në shtyllë që vulosi fitoren. Por tashmë gjatë ndeshjes numri një kroat kishte qenë i jashtëzakonshëm duke bërë 8 pritje, një numër i pabesueshëm.
Edhe dy më shumë se ato që ka bërë Alisson në këte Kupa Bote. Dhe me goditjen e katërt të penalltisë ai barazoi rekordin historik të argjentinasit Goycoechea që priti 4 në Italia ’90 (dy kundër Jugosllavisë në çerekfinale dhe dy kundër Italisë). Katër goditje të neutralizuara në dy ndeshje dhe Botërori i tij do të vazhdojë…
Ai u shpall edhe MVP i ndeshjes ndaj Brazilit, por Livakovic ndoshta do të kurorëzohet si portieri më i mirë i Botërorit. Por kishte nga ata që e kishin zbuluar tashmë më shumë se tre vjet më parë. Ishte Iker Casillas ai që e solli atë në vëmendjen e botës së futbollit.
Legjenda e Real Madridit, kampion i botës dhe i Evropës me Spanjën, ka shkruar një postim në Twitter duke lavdëruar Livakovicin: “Këtë vit kam ndjekur Dominik Livakovicin. Ai luan për Dinamon e Zagrebit, është 24 vjeç. Interesant”.