Anjelli: Duhen vizionarë në pozicione drejtuese

Futboll

Anjelli: Duhen vizionarë në pozicione drejtuese

Më: 13 janar 2023 Në ora: 14:44
Anjelli

Apple TV+ ka vënë në dispozicion të përdoruesve dokumentarin “Super League: The War for Football”, i cili analizon në detaje se çfarë ndodhi në prill 2021, kur lindja e mundshme e një turneu të destinuar për elitën e futbollit evropian (12 klube, përfshirë Milanin, Interin dhe Juventusin) shkaktoi një reagim vendimtar nga i gjithë sistemi i futbollit, duke filluar nga UEFA.

Në serial shohim një Çeferin vigjilent, sepse “peshkaqenët ende po notojnë. Futbolli ka potencial të madh në bashkimin e njerëzve, por ana tjetër është se pushteti sjell edhe njerëz me ideologji idiote”.

Në këtë dokumentar del se Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi vazhdojnë të shpresojnë në implementimin e një projekti të tillë, siç pohon presidenti Blaugrana Laporta.

“Kemi vendosur të mos dorëzohemi, nuk ka marrë fund Superliga, ” tha Laporta.

Ky projekt parashikon pesë vende të disponueshme çdo vit përmes një sistemi kualifikimi. Për më tepër, besohet se ka një shumicë të heshtur, sidomos tek më të rinjtë, të cilët besojnë në këtë nismë. Nuk mungojnë as deklaratat e presidentit në largim të Juventusit, Andrea Anjelli.

“Nëse njerëzit ndihen të zhgënjyer, mund ta kuptoj nga një këndvështrim personal, por jo nga ai institucional apo korporativ. Familja ime gjithmonë do të thoshte diçka që është bërë mirë, mund të bëhet më mirë, por duhen vizionarë në pozicione drejtuese për të kuptuar pozicionin e futbollit para se të jetë tepër vonë.

Pakënaqësia që kemi parë nga brezi i ri ndaj futbollit aktual, sasia e njerëzve që ishin në favor të kësaj ideje, kjo është gjithçka për ne. Por për ta arritur atë, nuk mund të bësh kompromis. Projekti ka të bëjë me krijimin e një industrie të qëndrueshme, që ofron stabilitet në të gjitha nivelet,” tha mes tjerash Anjelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat