Serbët kokulur, kështu thonë: U dënuam për origjinën e tyre shqiptare

Futboll

Serbët kokulur, kështu thonë: U dënuam për origjinën e tyre shqiptare

Nga: K. Goca Më: 13 janar 2023 Në ora: 19:51
Granitr Xhaka duke u përballur me provokimet e serbëve

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), i jep flakaresh të fortë Serbisë.

Dënim i merituar për Serbinë, e cila njihet për sjellje primitive si gjithmonë.

Serbia u dënua për ofendime ndaj Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, që luajnë për kombëtaren e Zvicrës.

Një farë mediumi “Kurir” shkruan mes të tjera: “Serbia u gjobit me 50 mijë franga zvicerane për thirrjet e tifozëve në ndeshjen me Zvicrën, ku disa lojtarë zviceranë u ofenduan në baza kombëtare, duke aluduar për origjinën e tyre shqiptare”.

“Informer” raporton pak më ndryshe: “Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka dënuar përzgjedhjen e Serbisë, Meksikës dhe Ekuadorit për sjelljen e tifozëve në Kupën e Botës.

Federata e Futbollit të Serbisë u gjobit me 50 mijë franga zvicerane për thirrjet e tifozëve në ndeshjen me Zvicrën (raundi i 3-të, grupi G)”.

Një pamflet “Republika”, shkarravit, duke e quajtur vendimin e FIFA-s, skandal: “Shtëpia ndërkombëtare e futbollit dënoi Serbinë për sjelljen e tifozëve të saj gjatë Kupës së Botës në Katar.

FSS do t'i paguajë FIFA-s 50 mijë franga.

Gjegjësisht, Serbia është dënuar për thirrjet e tifozëve tanë gjatë ndeshjes me Zvicrën dhe fyerjet në baza kombëtare ndaj futbollistëve zviceranë me origjinë shqiptare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat