Egnatia bën “paqe” me Erzenin, anulohen me VAR dy gola

Futboll

Egnatia bën “paqe” me Erzenin, anulohen me VAR dy gola

Më: 14 janar 2023 Në ora: 15:22
Egnatia bën “paqe” me Erzenin

Egnatia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Erzenit në duelin e luajtur në impiantin “Egnatia Arena”.

Pjesa e parë ishte e vakët, ndërsa e dyta solli më shumë emocione.

Vendasit zhbllokojnë sfidën me Jackson nga pika e bardhë e penalltisë, por shijakasit përgjigjen menjëherë me Sadiki. Jackson shënon sërish, por goli i tij anulohet nga VAR.

Nonato kalon Erzenin në avantazh, por sërish goli anulohet nga VAR. Pavarësisht përpjekjeve ndeshja do të mbyllej në barazim 1-1, duke u dhënë dy ekipeve surprizë në këtë sezon nga një 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat