Flamurtari afron një portier dhe huazon dy futbollistë

Futboll

Flamurtari afron një portier dhe huazon dy futbollistë

Më: 31 janar 2023 Në ora: 19:45
Klajdi Kuka

Flamurtari nuk ka të ndalur në merkato, teksa së fundi ka prezantuar edhe një portier.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Klajdi Kuka, i cili ishte pjesë e laçit, por do t’u bashkohet kuqezinjve në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Më herët vlonjatët kanë prezantuar edhe disa futbollistë të tjerë, përfshi mbrojtësin Fabjan Beqja, disa brazilianë, ku më i njohuri është padyshim Pedro Augusto dhe dy futbollistë nga Kosova.

Organika e vlonjatëve pëson kështu një ndryshim shumë të madh, teksa po sot është arritur marrëveshja për huazimin e futbollistëve Albi Metani e Sokol Neziri, deri në fund të sezonit te Turbina e Cërrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat