Firmosi te Tirana por nuk luajti kurrë

Futboll

Firmosi te Tirana por nuk luajti kurrë

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 20:49
Firmosi te Tirana por nuk luajti kurrë

Aventurë e re për ish-kapitenin e kombëtares Shpresa të Shqipërisë, Shaqir Tafa.

Mbrojtësi është zyrtarizuar sot në klubin e Ravenës, duke vazhduar të jetë pjesë e futbollit italian.

Tafa, i cili është formuar në akademinë e Palermos, ka qenë një emër i ndjekur me mjaft interes në vite.

Por ai nuk ia doli të shpërthente në skuadrën e parë të palermitanëve e më pas vijoi karrierën në kategoritë e ulëta në Itali. Ai provoi edhe një eksperiencë në vendin tonë, teksa në verën e vitit 2020 firmosi për Tiranën.

Por ai nuk luajti kurrë te kryeqytetasit, duke mbyllur pa asnjë prani në fushë karrierën e tij si bardheblu, për t’u kthyer përsëri në Itali, duke vazhduar të luajë në kategoritë e ulëta të futbollit atje. Sot, Tafa është prezantuar te Ravena, për etapën e radhës të karrierës në Serinë D italiane, teksa në pjesën e parë të sezonit kishte luajtur me Rekanatese në Serinë C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat