Pumas ia kërkon Dani Alvesit 5 milionë dollarë si dëmshpërblim

Futboll

Pumas ia kërkon Dani Alvesit 5 milionë dollarë si dëmshpërblim

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 17:52
Alves

Futbollisti brazilian gjendet aktualisht në burg, në pritje të vendimit nga gjykata pasi po akuzohet për dhunë seksuale.

Klubi Pumas, me të cilin kishte nënshkuar së fundmi kontratë për një vit e gjysmë, nuk është i kënaqur me largimin e futbollistit brazilian, të cilit do t’i kërkojë edhe dëmshpërblim për thyerjen e rregullave që ishin paraparë rreth kontratës.

Mediumi brazilian “UOL” bën të ditur se klubi meksikan ia ka dërguar përfaqësuesit të deridjeshëm brazilian një e-mail, përmes së cilit ia kërkon 5 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Klubi iu referua një klauzole e cila “e penalizon çdo akt që konsiderohet si krim sipas ligjit të vendit në të cilin ka ndodhur”.

Pumas, ndër të tjera ka kërcënuar se do t’i drejtohet FIFA-s dhe çdo autoriteti kompetent për këtë çështje në rast të mos-kompensimit.

Alves po akuzohet për përdhunimin e një vajze në një klub nate të Barcelonës më 30 dhjetor të vitit që shkoi.

Gruaja e tij thuhet se e ka kërkuar divorcin, ndërsa ish-futbollisti i Barcelonës, Juventusit dhe Paris Saint-Germainit rrezikon të dënohet me disa vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat