I pabesueshëm fati i Zaniolos dhe Karsdorp

Futboll

I pabesueshëm fati i Zaniolos dhe Karsdorp

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 16:35
Zaniolo

Pasi u arkivua sesioni i merkatos dimërore ka ardhur koha për listat e UEFA-s, që skuadrat e përfshira në fazën finale të kompeticioneve europiane duhet të dorëzojnë.

Roma e José Mourinhos do të përballet në “play-off” me austriakët e Salzburgut, të rënë në Ligën e Evropës pasi përfunduan të tretët në Grupin E të Ligës së Kampionëve, pas Chelsea dhe Milanit.

Në kuadër të ndeshjeve dypalëshe, të planifikuara në Austri më 16 shkurt, në orën 18:45, dhe në “Olimpico” një javë më vonë, në orën 21:00, klubi verdhekuq ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në ekspeditën e radhës kontinentale.

Lista përfshin emrat e Rick Karsdorp, i rikthyer pas përplasjes me trajnerin, nëntorin e kaluar, dhe mbi të gjitha Nicolò Zaniolo.

Mesfushori verdhekuq do të jetë pjesë, të paktën nga pikëpamja formale, e skuadrës që do të përballet në gjysmën e dytë të sezonit europian. Pas dështimit për t’u shitur në janar, Zaniolo publikoi një letër në të cilën deklaronte se po vihej në dispozicion të Romës.

Futbollisti i është drejtuar klubit dhe Mourinhos në përpjekje për të gjetur një ekuilibër dhe për të bërë paqe, të paktën në këtë pjesë të dytë të sezonit, por vendimi i klubit nuk ndryshon: lojtari i datëlindjes 1999 është jashtë projektit.

Futbollisti ka dërguar një certifikatë mjekësore në të cilën kërkon të pushojë për 30 ditë, kërkesë kjo e pranuar, pas vizitës së stafit mjekësor të Romës në qendrën sportive Trigoria.

 Përfshirja e tij në listë nuk është një zgjedhje teknike, por e lidhur me rregullat e vendosura nga UEFA.

Përfshirja e Zaniolos, i cili u rrit në akademitë e një klubi italian, i ka lejuar Romës të jetë në gjendje të shtojë Wijnaldum, në rrugën e rikuperimit të dëmtimit të rëndë që pësoi verën e kaluar, dhe Diego Llorente, një mbrojtës spanjoll që mbërriti në orët e fundit të merkatos së janarit si huazim nga Leeds.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat