Harry Kane kreator i fitores së Tottenhamit kundër Manchester Cityt

Futboll

Harry Kane kreator i fitores së Tottenhamit kundër Manchester Cityt

Nga: K. G. Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 19:24
Goli i Harry Kanes

Manchester City nuk e ka shfrytëzuar dështimin e Arsenalit! 

Tottenhami ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen që u zhvillua në Londër.

Futbollisti Harry Kane ka vulosur fatin e epilogut, duke realizuar në minutën e 15-të. 

Tre pikë domethënëse për spursat, ndërsa City lëshon një mundësi të artë që t'i afrohet Arsenalit.

Sulmuesi anglez, ka shënuar sot golin e tij të 267 në karrierë me fanellën e skuadrës londineze.

Romero i Tottenhamit, u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 77-të.

Pas javës së 21-të në Premier League, Arsenali kryeson me 50 pikë, një ndeshje me pak dhe pesë pikë më shumë se Manchester City në vend të dytë. 

Tottenham renditet në vend të pestë me 39 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat