Futbolli spanjoll në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari i Barcelonës

Futboll

Futbolli spanjoll në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari i Barcelonës

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 12:02
Marcos Alonso Pena

Futbolli spanjoll është në zi, teksa pas një sëmundje të keqe është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare Marcos Alonso Pena.

Në kohën e tij, Alonso është aktivizuar me Barcelonën ku fitoi një Kupë Mbreti si dhe me Atletico Madrid, pa lënë mënjanë edhe impenjimin me kombëtaren e Spanjës.

Fanellan e La Rojas e veshi në 22 paraqitje ndërsa ishte pjesë e iberikasve në Europianin e vitit 1984, madje duke shkuar deri në finalen e turneut të humbur më pas përballë Francës.

Sakaq, vlen të theksohet se edhe djali ndoqi hapat e tij duke qenë se aktualisht është pjesë e Barcelonës.

Fjala është për Marcos Alonso të cilin katalanasit e transferuan nga Chelsea në merkaton verore ndërsa pas këtij lajmi për ndarjen nga jeta e Marcos Alonso Pena, me siguri në klubin blaugran do ta nderojnë maksimalisht figurën e ish-futbollistit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat