Haaland: Pesë gola, të fitosh 7:0 në këtë garë: jam i lumtur

Futboll

Haaland: Pesë gola, të fitosh 7:0 në këtë garë: jam i lumtur

Më: 15 mars 2023 Në ora: 13:15
Haaland

Erling Haaland ishte i jashtëzakonshëm mbrëmë duke i realizuar pesë gola në fitoren e thellë të Manchester Cityt ndaj Leipzigut me rezultat 7:0, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi norvegjez ndihet i lumtur me paraqitjen e tij, e mbi të gjitha të ekipit, i cili avancoi tutje derisa loja e parë në Gjermani kishte përfunduar baras, 1:1.

Ai u zëvendësua nga trajneri Pep Guardiola në minutën e 63-të, ndërsa pesë gola i shënoi për 57 minuta, duke u bërë vetëm lojtari i dytë që e arrin këtë shifër brenda një ndeshjeje në fazën eliminuese të Championsit.

“Jam vërtet krenar që luaj në Ligën e Kampionëve, e adhuroj këtë garë, e dinë të gjithë.

Pesë gola, të fitosh 7:0 në këtë garë: jam vërtet i lumtur.

Jam paksa konfuz në kokën time, nuk më kujtohen golat. Më kujtohet që kam gjuajtur, pa menduar. Isha i lodhur pas festimit të golave”, deklaroi ish-trajneri i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit pas lojës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat