Një talent holandez në fokusin e Realit, garë me dy klube angleze

Futboll

Një talent holandez në fokusin e Realit, garë me dy klube angleze

Më: 24 mars 2023 Në ora: 13:14
Bart Verbruggen

Real Madrid është në kërkim të një portieri të dytë, pasi Thibaut Courtois është i paprekshëm.

Spanjollët duan një për të zëvendësuar Andriy Lunin, i cili në të ardhmen mund të marrë vendin e portierit belg.

Mediat iberike shkruajnë se Reali po shikon “gardianin” e Anderlecht, Bart Verbruggen.

Për të interesohen edhe klubet angleze të Liverpool dhe Manchester United, çka e bën garën mjaft interesante.

Holandezi, vetëm 20 vjeç, është nën kontratë deri më 30 qershor 205 dhe klubi belg e shet atë për të paktën 5 milionë euro. Verbruggen është edhe portier i Holandës U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat