Mesfushori francez: Sa mirë që në portë ishte Maignan!

Futboll

Mesfushori francez: Sa mirë që në portë ishte Maignan!

Më: 28 mars 2023 Në ora: 11:34
Pamje nga një ndeshje

Franca koleksionoi fitoren e dyë radhazi në kualifikueset e Euro 2024 teksa për llogari të Grupit B, mposhti në transfertë me rezultatin 0-1 Irlandën. Autori i golit të vetëm për francezët ishte Benjamin Pavard në minutën e 50-të, teksa për të besuarit e trajnerit Didier Deschamps nuk ishte një ndeshje e lehtë.

Edhe mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot e pranoi se “Gjelat” vuajtën ndërsa vlerësoi paraqitjen e portierit të Milan, Mike Maignan që shpëtoi një gol të sigurt në minutat e fundit të takimit. Ndër të tjera,

Rabiot u ndal edhe te paraqitja e tij personale në këtë sezon duke theksuar se eksperienca në Itali me Juventusin e ka përmirësuar si lojtar.

“Ishim solidë në prapavijë dhe ishim ne ata që e pritëm kundërshtarin.

Është e vërtetë se në fundin e ndeshjes vuajtëm dhe rrezikuam, por për fat ishte Maignan. Iralnda do të kishte vendosur në vështirësi çdo kundërshtar ashtu si po luante.

Ndoshta në një tjetër moment edhe mund të mos e kishim fituar ndeshjen.

Paraqitja personale në këtë sezon? Mendoj se po përmirësohem në futboll që shfaq në fushë, tani jam më i maturuar.

Eksperienca ime në Itali më ka shërbyer shumë. E di që në sytë e njerëzve dukem i ndryshuar, por unë mbetem i njëjti”, u shpreh Rabiot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat