Katalanasit kërkojnë sulmuesin që ka shënuar aq gola sa edhe Mbappe

Futboll

Katalanasit kërkojnë sulmuesin që ka shënuar aq gola sa edhe Mbappe

Më: 28 mars 2023 Në ora: 13:29
Xhonatan Dejvid

Skuadra e Barcelonës mbetet gjithnjë i fokusuar në merkato me drejtuesit blaugranë që pavarësisht vështirësive financiare kërkojnë të shfryrtëzojnë maksimalisht mundësitë e paraqitura në tregun europian.

Por, së fundmi puna për të kërkuar një sulmues mund të jetë më e thjeshtë nga sa parashikohej te blaugranët pasi një prej lojtarëve ofensivë që po shkëlqen në Ligue 1 me fanellën e Lille, i është vetëofruar spanjollëve.

Fjala është për Xhonatan Dejvid. Lojtari që është pjesë edhe e kombëtares së Kanadasë, këtë sezon po shkëlqen në elitën franceze teksa ia ka dalë të shënojë deri më tani plot 19 gola, po aq sa edhe Kilian Mbape.

Në një intervistë të fundit, 23-vjeçari e pranon se Barcelona është klubi që ka ëndërruar prej fëmijërisë dhe do të transferohej me kënaqësi në “Kamp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat