“Mundo Deportivo”: Barcelona do të bëjë një tentativë të fundit për Messin

Futboll

“Mundo Deportivo”: Barcelona do të bëjë një tentativë të fundit për Messin

Më: 31 mars 2023 Në ora: 17:10
Messi

Leo Messi është i pavendosur në lidhje me të ardhmen.

Triumfi në Botëror ka bërë që “pleshti” të reflektojë jo pak në lidhje me karrierën në rang klubesh.

Barcelona po bën gjithçka për të rikthyer Messin në “Camp Nou”, por kjo mund të realizohet vetëm nëse Messi vjen falas.

Sipas Mundo Deportivo, drejtuesit e klubit bluagrana po lëvizin në shumë fronte për të realizuar këtë ëndërr të tifozëve.

Në të njëjtën kohë, as PSG nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë, sheikët po bëjnë gjithçka për të bindur Messin që të rinovojë kontratën, ajo aktuale mbaron në fundin e këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat