Giroud: Gjysmëfinale me Interin? Benfika nuk e ka thënë ende fjalën e fundit

Futboll

Giroud: Gjysmëfinale me Interin? Benfika nuk e ka thënë ende fjalën e fundit

Më: 18 prill 2023 Në ora: 23:27
Olivier Giroud

Olivier Giroud ishte protagonisti i kualifikimit të Milanit përballë Napolit me golin e tij të shënuar në “Maradona”.

Ai gaboi penallti, pro më pas tundi rrjetën pas aksionit spektakolar të Leaos.

“Ishte shumë speciale për mua se isha i shqetësuar se kisha gabuar penalltinë, ka shumë kohë që nuk gaboja penallti dhe isha shumë i zhgënjyer.

Por më e rëndësishmja ishte që qëndrova në ndeshje dhe portieri bëri një pritje të mirë me këmbë më pas. Por nuk u dorëzova kurrë.

Mendova se do të kisha një tjetër mundësi, Rafa ka bërë gjithçka dhe unë isha këtu, është fantastike për këta tifozë.

Leao bëri gjithçka, ai bëri mirë sot, një ndeshje të madhe.

Por të gjithë bashkë kemi treguar një shpirt të mirë skuadre me cilësitë tona. Mund të ëndërrojmë tani.

Është diçka shumë speciale, por tani ka skuadra shumë të forta.

Tani të rikuperojmë, kemi kampionatin, festojmë bashkë. Por mund të shpresojmë e ëndërrojmë, por është gjithmonë e vështirë. Tani duhet qetësi.

Me Interin në gjysmëfinale? Me Milanon në flakë, pse jo!

Do të jetë një gjysmëfinale e bukur.

Por mendoj se Benfika nuk ka thënë ende fjalën e saj të fundit”, tha Olivier Giroud për “Sky Sport".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat