Guardiola zbulon pse City shiti Jesus dhe Zinchenko te Arsenali

Futboll

Guardiola zbulon pse City shiti Jesus dhe Zinchenko te Arsenali

Më: 25 prill 2023 Në ora: 16:46
Guardiola

Në merkaton e kaluar verore, Arsenali u përforcua në repartin e sulmit dhe mbrojtjes me dy lojtarë të Manchester Cityt.

Në mbrojtje, respektivisht, në krahun e majtë, Arsenali transferoi Oleksandr Zinchenkon, i cili nuk po gjente hapësirë të mjaftueshme te City.

Ndërkaq “Topçinjtë” sulmin e përforcuan me Gabriel Jesus, i cili me transferimin e Erling Haaland dhe Julian Alvarez te City e humbi vendin e titullarit te kampioni anglez.

Tani, Zinchenko dhe Jesus janë rrugës për ta fituar titullin e Premier Ligës me Arsenalin, ku momentalisht janë lider të tabelës me 75 pikë, pesë sosh më shumë se City në vendin e dytë, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

City e Arsenali do të përballen nesër në “Etihad”, ndeshje kjo e cila po konsiderohet që të jetë vendimtare se cila skuadër e fiton titullin.

Para ndeshjes, Guardiola ka folur për mediat, ku edhe zbuloi se pse City lejoi Jesus dhe Zinchenkon të largohen dhe t’i bashkohen Arsenalit.

“Zinchenko dhe Jesus u shitën te Arsenali? Klubi mori vendimet që besonte. Të gjithë pranuan. Lojtarët dëshironin që të largoheshin, klubi dëshironte t’i shiste, dhe klubi dëshironte t’i blinte. Ata janë të lumtur dhe ne jemi të lumtur. Nuk ka keqardhje”, tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat