Silva: Nuk duhet të kënaqemi me fitoren ndaj Arsenalit

Futboll

Silva: Nuk duhet të kënaqemi me fitoren ndaj Arsenalit

Më: 28 prill 2023 Në ora: 13:26
Manchester City

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva këmbëngul se ata nuk duhet të kënaqen me fitoren kundër Arsenalit, sepse sipas tij, ende s’ka mbaruar asgjë.

Bernardo thotë se menaxheri Pep Guardiola bisedon për gjithçka me lojtarët.

“Asgjë nuk e ndal atë. Ne jemi burra të mëdhenj dhe flasim për çfarëdo që duam.

Nuk duhet të jemi të vetëkënaqur me fitoren kundër Arsenalit”, tha Bernardo.

“Ne duhet ta marrim këtë punë shumë seriozisht dhe do të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje.

Tani jemi të fokusuar te Fulhami që është një lojë e vështirë. Nëse nuk e mposhtim Fulhamin, ne e vendosim veten në një pozitë të vështirë për të fituar Premier League”, theksoi ai.

“Më kujtohet qysh në sezonin tim të dytë të City ishim 10 pikë prapa Liverpool-it, por ne e fituam titullin.

Ne kemi pasur këso momente të pamposhtur prej 15 ose 20 ndeshjeve dhe kjo për fat të mirë vinte në pjesën më të rëndësishme të sezonit”, ka pohuar Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat