Drita dhe Ferizaj në kërkim të fitores, formacionet zyrtare

Futboll

Drita dhe Ferizaj në kërkim të fitores, formacionet zyrtare

Më: 29 prill 2023 Në ora: 14:50
Drita

Drita dhe Ferizaj kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Intelektualët janë nikoqir të Ujqve në takimin që pritet të zhvillohet në “Stadiumin me bari artificial” në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.

Ekipi gjilanas vjen nga një formë e përzier, por synon tri pikët e para me trajnerin e ri grek Akis Vavalis, pasi do rikthente pozitën e parë së paku përkohësisht.

Në anën tjetër, mysafirët e Andrej Panadic kanë pësuar dy humbje radhazi dhe duan t’i kthehen rezultateve pozitive për të shmangur zonën e rënies nga kategoria.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drita: Smakiqi; B.Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori; Broja, Jashari; Selmani, Baftiu, Ajzeraj; Simonovski; 

Ferizaj: Rexhepi; Gligorov, Halili, Bardhi, Shabani, Qerkini; Ramusa, Islami, Krasniqi; Sadriu, Haxhimusa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat