Inter mundi Milanin tre herë në një sezon për herë të parë pas 28 vitesh

Futboll

Inter mundi Milanin tre herë në një sezon për herë të parë pas 28 vitesh

Më: 10 maj 2023 Në ora: 23:41
Interi

Interi fitoi sonte me rezultatin 2-0 ndaj Milanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Rezultati i ndeshjes u vendos nga golat e Edin Dzeko dhe Henrikh Mkhitaryan. Kështu, fitorja e Nerazzurrëve ndaj kuqezinjve ishte tashmë e treta në sezonin aktual.

Sipas Opta Sports, kjo nuk ka ndodhur për 28 vjet, që nga sezoni 1994/95.

Deri në ndeshjen e sotme të këtij sezoni, skuadrat janë takuar tri herë, ndeshja e parë në Serie A ka përfunduar me fitoren e Milanit  3:2, e dyta me fitoren e Interit 1:0. Skuadrat u takuan sërish në Superkupën e Italisë, më pas Interi festoi fitoren 3:0.

Madje, mbrëmë Interi mundi Milanin për herë të parë në një ndeshje të Kupës Evropiane. Para kësaj, Nerazzurrët kishin dy barazime dhe dy humbje ndaj Milanit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të martën e ardhshme, më 16 maj. Vendi është i pandryshuar, arena legjendare e Milanos “San Siro”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat