Scaloni publikon listën e lojtarëve për dy ndeshjet miqësore të Argjentinës

Futboll

Scaloni publikon listën e lojtarëve për dy ndeshjet miqësore të Argjentinës

Më: 27 maj 2023 Në ora: 20:03
Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Argjentina do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin qershor, ku më datën 15 e pret në shtëpi Australinë, kurse katër ditë më vonë, respektivisht më 19 qershor është mysafire e Indonezisë.

Scaloni tanimë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar, ku edhe ka risi, pasi që me skuadrën është grumbulluar edhe ylli i Manchester United, Alejandro Garnacho.

Më poshtë e gjeni listën e lojtarëve të ftuar.

Image
Lista e lojtarëve
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat