Bellinghami s’i mban lotët në “lamtumirën” e tij me Dortmundin

Futboll

Bellinghami s’i mban lotët në “lamtumirën” e tij me Dortmundin

Më: 27 maj 2023 Në ora: 20:19
Bellinghami

Jude Bellingham ka shpërthyer në lot pas barazimit me Mainzin.

Borussia Dortmund e kishin në duar fatin e titullit kampion, por barazimi 2:2 me Mainzin bëri Bayern Munichun kampion.

Me të përfunduar ndeshja lojtarët e BVB-së ishin të mërzitur, pasi ishin shumë afër titullit pas 11 viteve pritjesh.

E i përlotur u pa edhe ylli anglez, Jude Bellingham.

Raportohet që kjo ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën e Borussia pavarësisht që nuk luajti, pasi tashmë do jetë lojtar i Real Madridit.

Me lot në sy Jude iu dha ‘lamtumirën’ tifozëve në ‘Signal Iduna Park’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat