Presidenti i bavarezëve tregon pse u ndalua të merrte pjesë në ndeshjen e titullit

Futboll

Presidenti i bavarezëve tregon pse u ndalua të merrte pjesë në ndeshjen e titullit

Më: 28 maj 2023 Në ora: 23:01
Herbert Hainer

Nuk ka qenë një virozë që ka ndaluar Oliver Kahn që të udhëtonte drejt Këlnit për ndeshjen e fundit të Bajern Mynih që rezultoi ajo që i dha titullin kampion bavarezëve.

Legjenda e portës gjermane, ishte shkarkuar nga drejtimi i ekipit dhe kishte pasur përplasje me drejtuesit më të lartë të klubit, duke sjellë “veton’ për ndalimin e udhëtimit të tij.

Herbert Hainer, presidenti i bavarezëve, ka folur sot para mediave duke hedhur dritë mbi situatën që ishte krijuar me shefin ekzekutiv pas shkarkimit të tij.

“Uli Hënes dhe unë kemi biseduar me Salihamixhiç dhe Kahn të enjten, pasi ne dëshironim t’ua tregonim dy personave në fjalë sa më herët, në mënyrë që ata të kishin kohë të përballeshin me situatën.

Gjithashtu edhe në shenjë respekti të merituar për këto dy ikona të Bajern Mynih, të cilët nuk ishin vetëm administratorë, por gjithashtu kanë luajtur këtu për shumë vite.

Siç mund ta shihni nga pamjet e djeshme, Hasan punoi shumë, shumë mirë. Ne ramë dakord me marrëveshje të përbashkët. Ai shkoi në Këln, ishe me ekipin. Fakti që ne u shpallëm kampion, ishte edhe me e këndshme.

Kishim të njëjtën bisedë me Oliver Kahn. Për fat të keq, nuk shkoi edhe aq mirë. Ishte shumë emocionale dhe në fund nuk ia dolëm të gjenim akordin me Kahn dhe ta mbyllnim në mënyrë miqësore. U mblodhëm me bordin e përgjithshëm përsëri të premten, në një mbledhje të jashtëzakonshme dhe vendosëm të shkarkonim Oliver Kahn. Dhe për shkak të situatës, as ai nuk mund të shkonte në Këln të shtunën.

Unë zbulova se Kahn kishte bërë këtë postim në Twitter dhe në fakt jam i çuditur.

Unë dhe Hënes folëm me të të enjten në orën 11. Ramë dakord që unë dhe Oliver do të bisedonim përsëri të premten pasi i thamë që ta mendonte edhe një herë situatën pasi do të dëshironim ta mbyllnim në mënyrë miqësore.

Folëm përsëri në telefon të premten pasdite dhe ishte një bisedë e qetë me fakte, ku unë i fola përsëri për hapat e ndryshëm që ishin ndërmarrë. Pastaj nuk ndodhi asgjë dhe ne u desh të mblidhnim bordin të premten”, tha Hainer.

Ai konfirmoi se Kahn i kishte thënë drejtuesve se ishte i sëmurë. “Nuk mund të komentoj mbi çdo gjë që ka shkruar në postimin e tij.

Por është fakt që na shkroi ne, që ai kishte një virozë të stinës dhe ishe në shtrat. Këtë e kemi në celularë’, theksoi presidenti i Bajernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat