Selektori i Kosovës tregon arsyet pse nuk e ftoi Zenelin, Hadërgjonajn e Berishën

Futboll

Selektori i Kosovës tregon arsyet pse nuk e ftoi Zenelin, Hadërgjonajn e Berishën

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 15:20
Pamje nga konferenca

Trajneri i Kososvës, Alain Giresse është duke mbajtur konferencë për media, para dy ndeshjeve të radhës kualifikuese për Euro 2024.

Ndër tjera, ai foli edhe për arsyet e mosftesës së Hadërgjonajt, Berishës dhe Zenelit.

“Sa i përket Hadërgjonajt ka të bëjë me arsye personale që nuk ka mundur të vijë në këtë grumbullim.

Sa i përket Berishës ka të bëjë me zgjidhje sportive. Me takon mua ta marr vendimin.

Sa i përket Zenelit dhe Bytyqit ka të bëjë me minutazhin e pakët me ekipet respektive.

Ndoshta nuk janë të gatshëm të mblidhen në këtë grumbullim. Ka të bëjë po ashtu me zgjidhje sportive”, tha Giresse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat