Luajti vetëm 8 ndeshje në 3 sezonet e fundit, Liverpool rinovon me portierin 36-vjeçar

Futboll

Luajti vetëm 8 ndeshje në 3 sezonet e fundit, Liverpool rinovon me portierin 36-vjeçar

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 23:56
Adrian.

Pavarësisht se ka zbritur në fushë, vetëm 8 herë në 3 sezonet e fundit për “të kuqtë” e Liverpool, këta të fundit kanë vendosur ditën e sotme, të nënshkruajnë një kontratë re me “gardianin” spanjoll të portës, Adrian.

Njoftimi për rinovimin e 36-vjeçarit erdhi nga vetë klubit, me anë të një postimi në profilet e tyre zyrtare, në rrjetet sociale, ku thuhej se Adrian do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Ndërkaq, kujtjomë se në total, Adrian ka bërë 26 paraqitje në fushë për Liverpool, që prej transferimit të tij nga “çekiçët” e West Ham në verën e vitit 2019.

Ndërsa ndeshja e fundit e spanjollit ishte përballja në Community Shield ndaj Manchester City e fituar nga “të kuqtë” me rezultatin 3 me 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat