Arabët në ‘garë’ me United, klubet kërkojnë shërbimet e Amrabat

Futboll

Arabët në ‘garë’ me United, klubet kërkojnë shërbimet e Amrabat

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 09:12
Sofyan Amrabat

Pas nënshkrimit me një sërë “yjesh” të futbollit evropian, si Roberto Firmino, Riyad Mahrez, Edouard Mendy e Allan Saint-Maximin, tashmë arabët e Al-Ahly janë vënë pas një tjetër lojtari, i cili kërkohet nga jo pak “gjigandë” të “kontinetit të vjetër”.

Klubi saudit kërkon shërbimet e “yllit” maroken të Fiorentina-s, Sofyan Amrabat, për të cilin prej kohësh tashmë interesohen dhe “djajtë e kuq” të Manchester United, teksa pritet një “garë” e ethshme mes dy klubeve për shërbimet 26-vjeçarit.

Për kartonin e “katalizatorit” maroken të mesfushës, “violët” e Firences kërkojnë rreth 30 milionë euro.

Në media tashmë kanë qarkulluar lajme se italianë kanë pranuar një ofertë nga United për 25 milionë euro, por gjithçka mbetet për t’u parë deri në fundin e kësaj merkatoje vere që duket të jetë goxha e nxehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat