City blen anësorin belg për 55.4 milionë stërlina

Futboll

City blen anësorin belg për 55.4 milionë stërlina

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 21:15
Jeremy Doku

Manchester City ka zyrtarizuar blerjen e anësorit belg, Jeremy Doku, nga Rennes për 55.4 milionë stërlina.

Citizens kanë rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me 21-vjeçarin, i cili shënoi 10 gola në 75 paraqitje në Ligue 1 në tri sezone.

Doku, i cili numëron 16 paraqitje për Belgjikën, ka marrë fanellën me numrin 11.

“Kjo është një ditë e madhe për mua, si personalisht ashtu edhe profesionalisht. City është ekipi më i mirë në futbollin botëror, kështu që bashkimi me ta është i veçantë”, tha Doku.

Skuadrat e Superiores humbasin terren ndaj atyre kosovare, “dardanët” e nisin nga Europa League dhe turi i dytë

Doku bëhet përforcimi i tretë për Pep Guardiolën gjatë verës pas mesfushorit Mateo Kovacic, që mbërriti për 25 milionë stërlina nga Chelsea, dhe ish-mbrojtësit të Leipzigut, Josko Gvardiol, që u bashkua me City-n për 77 milionë stërlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat