Ndeshja ndaj Vorës, Dede i qartë me futbollistët e tij

Futboll

Ndeshja ndaj Vorës, Dede i qartë me futbollistët e tij

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 15:50
AF Elbasani

Nevil Dede, trajneri i AF Elbasanit ka folur në prag të takimit që skuadra e tij do të zhvillojë ditën e enjte  ndaj Vorës. Tekniku 48-vjeçar e di potencialin e kundërshtarit, por mesazhi i tij është i qartë, të kënaqë tifozët dhe drejtuesit e klubit me një fitore.

“Do të jetë një përballje e bukur, Vora është një skuadër serioze, porn ë fund ne do të mundohemi të kënaqim tifozët dhe drejtuesit e klubit. Për sa i përket ndeshjes ndaj Kastriotit është një kapitull i mbyllur, kemi nxjerrë konkluzionet tona si të mira ashtu edhe të këqija”, tha Dede.

Përpos dy pikëve të lëna ndaj Kastriotit, dy janë mungesat kryesore që e shqetësojnë Nevil Deden. Kartoni i kuq i Edon Hasanit dhe dëmtimi i Spartak Ajazit.

Në fund, Nevil Dede nuk kërkon asnjë rezultat tjetër përveç fitores, jo vetëm me Vorën por edhe ndaj çdo kundërshtari. “Ne pretendojmë që kemi një skuadër të mirë, jam krenar për skuadrën që drejtoj.

Të gjithë ekipet duhet të kënaqen po morën rezultat kundër nesh. Ne kemi vetëm një qëllim, suksesin dhe objektivat që kemi thënë në fillim të sezonit”,- pohoi tekniku i Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat