Në Beogard ndodhi turpi mbrëmë, provokohen shqiptarët, UEFA ndëshko Cërvena Zvezdën!

Futboll

Në Beogard ndodhi turpi mbrëmë, provokohen shqiptarët, UEFA ndëshko Cërvena Zvezdën!

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:27
Turpi serb

Në Beogard ndodhi turpi mbrëmë, provokohen shqiptarët, UEFA ndëshko Cërvena Zvezdën!

Në Serbi vazhdojnë të bëjnë provokime, fyerje raciste dhe të nderojnë terroristë, ndërsa institucionet më të larta ndërkombëtare kanë dënuar sulmet në veri të Kosovës.

Tifozët e Cërvena Zvezdës bënë thirrje kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, ndërsa kanë nderuar tre terroristët e vrarë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Në ndeshjen ndaj Young Boys në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve, tifozët nacionalistë serbë ngritën pankarta me emrat e Igor Milenkoviqit dhe Bojan Mijailoviqit, dy nga tre sulmuesit e vrarë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës.

Ata kanë vënë në një madhësi më të madhe foton e Stefan Nedeljkoviqit, i cili po ashtu mbeti i vrarë pranë Manastirit të Banjskës.

Në këtë takim pati edhe thirrje “vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë” si dhe “Kosova është Serbi”.

UEFA ende nuk ka dalë me reagim zyrtar për këto veprime të tifozëve të Crvena Zvezdës, por që pritet të ketë gjoba për klubin serb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat