Inzaghi: Derbin Milan-Juve do ta shikojmë në qetësi

Futboll

Inzaghi: Derbin Milan-Juve do ta shikojmë në qetësi

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 19:10
Inzaghi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se është i lumtur me fitoren ndaj Torinos.

Skuadra “Nerazure” mundi në udhëtim Torinon (0-3), duke u rikthye në krye të tabelës në Serie A, të paktën deri tek ndeshja Milan-Juventus, sfidë kjo që luhet sonte në “San Siro”.

Inzaghi pas ndeshjes tha se është i kënaqur me trepikëshin ndaj torinezëve. Ai thotë se internistët derbin mes Milanit dhe Juvës do ta shikojnë në qetësi.

“Morëm tri pikë të rëndësishme. Për fat të mirë ne ndeshjen do ta shikojmë në qetësi”, ka thënë Inzaghi.

Pas fitores ndaj Torinos, Interi është në krye të Serie A me 22 pikë të tubuara, dy me shumë së rivalet e përjetshëm, Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat