Skuadra e shqiptarit mund të mburret me sulmin më të mirë në Itali

Futboll

Skuadra e shqiptarit mund të mburret me sulmin më të mirë në Itali

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 13:34
Kristian Shpendi

Ata nuk janë në vendin e parë në grupin e tyre në Serinë C, teksa renditen pas ekipit surprizë,  Torres, por Çezena këtë sezon mban një rekord tjetër, ku kontribut ka dhënë edhe Kristian Shpendi.

Skuadra e shqiptarit mund të mburret me sulmin më të mirë në Itali që në total ka 27 gola të shënuar, po aq sa lideri i Serisë A, Interi.

Ata gjithashtu mburren me çiftin më të mirë të golave, golashënuesi më i mirë, Simone Koraca, me gjashtë rrjeta, ndërsa i riu Kristian Shpendi me pesë.

Një nisje e mirë e sezonit për sulmuesin e Shpresave, pavarësisht se pas ndeshjes me Finlandën U-21, la grumbullimin për shkak të disa probleme fizike dhe humbi kështu tre ndeshjet e radhës me Çezenën.

Megjithatë, në fundjavën që lamë pas Shpendi ishte në stol për ekipin e tij, teksa pritet të rikthehet pas dy ditësh në përballjen e radhës me Gubion.

Sezonin e kaluar, vëllai binjak i tij Stiven, arriti që të shpërthente po me Çezenën, paraqitje që i mundësuan kalimin te një ekip si Empoli, në Serinë A. Ndërkohë Kristiani shpreson që të ecë në gjurmët e vëllait të tij dhe në fundin e sezonit të promovohet në një ligë më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat