Santos: Nuk kam folur më me Ronaldon që nga Botërori në Katar

Futboll

Santos: Nuk kam folur më me Ronaldon që nga Botërori në Katar

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 18:59
Santos e Ronaldo

E gjithë e vërteta dhe prapaskenat e aventurës në Botërorin 2022 mes Cristianos dhe Fernando Santos

Në një intervistë të gjatë për “A bola”, Fernando Santos, ish-trajneri i Portugalisë, foli për arsyet që e shtynë atë të lërë jashtë Cristiano Ronaldon nga njëmbëdhjetëshja në ndeshjet e Katarit në Kupën e Botës kundër Zvicrës dhe Marokut.

“Ai kishte luajtur pak me Ten Hag në Manchester United dhe kjo kishte një ndikim të madh tek unë.

Gjendja e tij sportive ishte perfekte, por ai nuk kishte ritmin e ndeshjes”.

“Me stafin u përpoqëm ta rikuperonim këtë ritëm, para Botërorit dhe më pas në ndeshjet e para të grupit.

Plus gjysma e dytë e vitit 2022 ishte e tmerrshme për të, mendërisht dhe fizikisht. Gjithçka nisi me fatkeqësinë që goditi familjen e tij me vdekjen e njërit prej dy djemve binjakë. Ai moment kishte ndikuar shumë tek ai”.

"Ne nuk flasim më me njëri-tjetrin dhe nuk kam dëgjuar më prej tij që kur u kthyem nga Katari.

Kur atë mëngjes para ndeshjes i shpjegova se nuk do të luante dhe pse nuk do të luante, ai e keqkuptoi. - tha Fernando Santos -

E kuptoj reagimin e tij, sepse ai po kalonte një periudhë ankthi të madh dhe një shok i madh po e mbante jashtë”.

“Për mua në çdo rast ai mbetet si një djalë ose një vëlla më i vogël.

Ditën që të dojë të më telefonojë, unë do të jem atje. Kjo është e garantuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat