Gavi mbetet pa Euro 2024, “çartet” Barcelona

Futboll

Gavi mbetet pa Euro 2024, “çartet” Barcelona

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 13:09
Gavi

Barcelona dhe Kombëtarja e Spanjës e morën një goditje të rëndë së fundmi.

Super-talenti Gabi e pësoi një lëndim të rëndë në stadiumin Estadio Jose Zorrilla” të Valladolidit, në fitoren e “Stuhisë së Kuqe” me rezultat 3:1 ndaj Gjeorgjisë.

Por, gëzimi i spanjollëve u zbeh pasi 19 vjeçari pësoi dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë në minutën e 21-të pas përplasjes me Luka Lochoshvilin.

Mesfushori i Barcelonës e vazhdoi lojën përkohësisht, por pas pesë minutash u detyrua të largohej nga fusha pas dhimbjeve që i ndjeu.

Talenti katalunas u largua nga fusha mes lotësh, ndërsa testet mjekësore e konfirmuan këputjen e ligamentit të kryqëzuar të gjurit.

Kjo nënkupton se ai do të mbetet jashtë fushës së blertë deri në fund të sezonit, e që do të thotë se do ta humbasë edhe pjesëmarrjen në Euro 2024.

Përfaqësuesit e Barcelonës janë zemëruar me të madhe me Federatën spanjolle, e posaçërisht me trajnerin De la Fuente për aktivizimin e panevojshëm të talentit në një ndeshje që s’kishte shumë rëndësi dhe peshë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat