Mungesë pragmatizmi, lojtarët “akuzojnë” Nagelsmanin

Futboll

Mungesë pragmatizmi, lojtarët “akuzojnë” Nagelsmanin

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 16:50
Julian Nagelsman

Kanë mjaftuar katër ndeshje në krye të pankinës të Gjermanisë dhe Julian Nagelsman është vendosur në pikëpyetje.

Sipas “Sport Bild” numri një i pankinës të “die Manschaft” nuk ka një marrëdhënie të mirë me një pjesë të madhe të lojtarëve.

Mësohet se shumë futbollistë nuk janë dakord me faktin se Nagelsman po i qëndron besnik ideve të veta edhe pse koha që ka në dispzocion për t’i implementuar ato është e pakët. Sipas lojtarëve ish-trajneri i Bajernit duhet që të jetë më shumë pragmatist.  

Gjithsesi “Sport Bild” siguron se trajneri nuk ka humbur plotësisht grupin.

Ky i fundit mendon ende se me disa ndryshime Gjermania mund të jetë competitive gjatë Europianit, të cilin e organizon në vendin e saj.

Këtë vit kalendarik skuadra katër herë kampione e botës e mbylli me 6 humbje duke barazuar kështu rekordin negativ të rregjistruar në 2018-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat